Si funksionon mësimi
Individual, online
Mësim një-me-një përmes ndarjes së ekranit (screen share), i përshtatur me nivelin tënd.
Simulime provimesh
Zgjidhim online teza reale të viteve të kaluara, që të mësohesh me kohën dhe stilin e pyetjeve.
Shpjegim hap pas hapi
Çdo zgjidhje shpjegohet me arsyetimin pas saj, në shqip dhe me terminologjinë në anglisht.
Mbështetje gjatë gjithë kohës
Je i mbështetur gjatë gjithë përgatitjes, jo vetëm gjatë orës së mësimit.
Çmimi
1 mësim
45€
Një mësim individual online.
Paketë 10 mësimesh
400€ (40€ / mësim)
Për përgatitje të fokusuar mbi mangësitë e tua.
Paketë 20 mësimesh
720€ (36€ / mësim)
Përfshin simulime të plota të provimeve të viteve të kaluara.
Fillo me një seancë falas 20 minuta. Aty vlerësojmë nivelin tënd dhe të rekomandojmë sa mësime të duhen.
Si fillon
- Na shkruan në WhatsApp ose na telefonon dhe na tregon klasën dhe synimin tënd.
- Bëjmë seancën falas 20 minuta për të parë si zhvillohet mësimi dhe për të vlerësuar nivelin.
- Biem dakord për planin dhe orarin, dhe fillon përgatitja.
Rreth profesorit
Profesor i kualifikuar me 12 vite mësimdhënie në fakultete evropiane dhe shqiptare, me përvojë disavjeçare në përgatitjen e nxënësve për SAT. Në kanalin Marjo Math Academy në YouTube ndan mësime hap pas hapi, me synimin që nxënësi ta kuptojë vërtet atë që mëson.
Pyetje të shpeshta
Mësimi është individual apo në grup?
Individual, online, me ndarje ekrani, që çdo minutë të përdoret për nevojat e tua.
Çfarë bëjmë gjatë përgatitjes?
Punojmë me konceptet e SAT Math dhe simulojmë online teza të viteve të kaluara, me analizë të gabimeve.
Si mund ta provoj para se të vendos?
Ofrojmë një seancë falas 20 minuta, që të shohësh si zhvillohet mësimi.
Sa kushton?
45€ për një mësim. Paketa me 10 mësime kushton 400€ dhe me 20 mësime 720€. Seanca e parë 20 minuta është falas.